INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama humor në mëngjes: "Pandi veteran i PS”, shqiptarët ta dinë se jemi bashkë me PD [VIDEO]

Publikuar më: 09:53 14-06-2017

Kafja e mëngjesit ka qenë gjithë humor për kryeministrin Rama, Pandeli Majkon, Saimir Tahirin e Erion Veliaj. Ndonëse në fillim Majko ka bërë humor me ERTV, Rama e ka cilësuar deputetin socialist si dëshmor i gjallë i Partisë Socialiste. Ndonëse kryeministri iu tha se nuk është miting, banorët janë afruar për ta dëgjuar, e nuk kanë munguar batutat e shumta. Mes të tjerash Rama është njohur me një administrator pallati, me nofkën “Sadami”.

Ai i ka treguar kryeministrit se është zgjedhur administrator nga asambleja e pallati dhe se të gjithë i binden dhe nuk i thyejnë urdhrat.
Por ku janë banorët që votojnë djathtas, “Sadami” kishte një përgjigje të sinqertë.
Edi Rama:
“Po të binden banorët”.
“Sadami”:
“Po të gjithë pa përjashtim. Vendimet i merr Asambleja”.
Pandeli Majko:
“Ti tani jeton në fshat nuk i merr vesh këto gjëra”.
Edi Rama:
“Po demokratët ku janë”?
“Sadami”:
“Sa morën vesh që do të vije ti ikën ata”.
Edi Rama:
“Po pse ikën ata demokratët, pse nuk e kanë marr vesh ata që jemi bashkë ne, ska tepsi. Të djathtët të rrinë ku janë por votën ta hedhin te PS”.
Ndërsa Rama është shprehur i habitur nga mënyra e funksionimit të njësisë dhe zonës me administratorin “Sadami”, Majko i ka kujtuar se jeton në fshat.
Por duke e quajtur Pandeli Majkon veteran të socialistëve Rama tha se ai do ti japë teserën e partisë jo vetëm Zahos por dhe djalit të Zahos
Edi Rama:
“Pandin e kemi të veçantë. Pandi do i japë teserën e partisë djalit të Zahos, se e ka këtë ky se i jep teserën atyre që janë në rritje”.
Pandeli Majko:
“Do vijë e të më pyesë po ku vajti partia lerë se është një punë ashtu dhe ta tregoj më vonë”.
Edi Rama:
“Kemi qenë mirë me gjyshin tënd po vajti e u ngatërrua shumë pas drogën dhe iku, u shkatërrua paria”.

Article Logic
Execution time: 0.0034801959991455