INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama e thotë troç: Nëse BE na largohet, ne do shohim për alternativa të tjera

Rama e thotë troç: Nëse BE na largohet, ne do shohim për alternativa të tjera

Publikuar më: 19:00 02-07-2017

Kryeministri Edi Rama në një intervistë në ‘France 24’ foli edhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Kreu i qeverisë u shpreh se nëse projekti i BE-së do t’i largohet Shqipërisë, Tiranës do t’i duhet të shohë për alternativa të tjera.

Rama tha se këtë vit pret që të çelen negociatat me BE-në, pasi Shqipëria i ka bërë detyrat e saj por shtoi se nuk është i çuditur edhe nëse negociatat nuk do të hapen.

“Ne nuk kemi alternativë tjetër. Ne presim që bisedat me BE-në të nisin këtë vit. Nuk do çuditesha edhe po të mos fillonin. Jo sepse nuk i bëmë ne detyrat e shtëpisë, por sepse nuk mund të mbështetesh shumë te BE përsa i përket angazhimeve me vendet si Shqipëria. Megjithatë, në fund të fundit ajo që mendoj unë që është e rëndësishme: është që ne të vazhdojmë në këtë drejtim dhe me këtë vizion drejt BE-së. Pasi ne jemi edhe shteti më eurocentrik në rajon,” tha kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883