INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama për Francë 24: Shqiptarët janë të varfër, por jo aq sa thonë shifrat

Rama për Francë 24: Shqiptarët janë të varfër, por jo aq sa thonë shifrat

Publikuar më: 17:37 02-07-2017

Nga zyra e tij, kryeministri Edi Rama ka folur për televizionin France24 për situatën ekonomike në vend, kultivimin e kanabisit, reformën në drejtësi dhe integrimin e vendit në BE.

Lidhur me situatën e kanabisit dhe zëvendësimin e këtij aktiviteti të paligjshëm në ekonomi Rama tha se Shqipëria është një vend i varfër por jo aq sa thuhet në shifra, pasi ka të ardhura nga emigrantët dhe ekonomia informale.

“Këtë vit kemi patur një kthesë të fortë për kultivimin e kanabisit. Ne kemi pasur një ulje dramatike. Kam besim të plotë që në fund të vitit kultivimi i kanabisit ka për të qenë histori. Mund të jemi të dobët ekonomikisht por nuk po vdesim urie. Jemi të varfër si vendet e rajonit. Kemi pasur rritje 3%. Kemi besim se do shkojë 5 %. Kemi pasur mbështetje nga emigrantët. Le të themi që shteti shqiptar nuk është i pasur, shqiptarët janë të varfër por jo aq sa mund të thonë shifrat, pasi ka para që vijnë nga emigracioni dhe është edhe ekonomia informale”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998