INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Rama-Basha dashuriçka”,  Ralf Gjoni paralajmëron votë kundër reformës zgjedhore

“Rama-Basha dashuriçka”, Ralf Gjoni paralajmëron votë kundër reformës zgjedhore

Publikuar më: 11:20 12-09-2019

Deputeti opozitar në Kuvendin e Shqipërisë Ralf Gjoni paralajmëroi shumicën se nëse do të ketë një tjetër pakt me Lulzim Bashën për reformën zgjedhore pa marrë në konsideratë propozimet e tyre atëherë do të votojë kundër duke e kushtëzuar votën.

Ai tha se shumica dhe opozita e rrugës po vijojnë dashuriçkat dhe flirtimet në kurriz të popullit.

“Vota e shqiptarëve është e blerë dhe e tjetërsuar. Në vend që ne të jemi seriozë në komisionin për reformën zgjedhore, këta vijojnë dashuriçkat dhe flirtimet me njëri tjetrin, mazhoranca me rrugën.

Që sot e tutje fillon një tjetër epokë dhe sezon parlamentar, ne duhet të ndajmë shapin me sheqerin, doni marrëveshje në kurriz të shqiptarëve, apo të jemi seriozë dhe të fillojmë reformimin e sistemit zgjedhor? Prezenca jonë mban këtë shumicë në këmbë, kryeministri po flirton me opozitën në rrugë dhe është pranë një marrëveshje, Presidenti na qenka krenar se shmangu djegien e parlamentit.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk ndryshon pa votën tonë këtu. Nuk ka shans të reformohet sistemi pa votën tonë këtu. Ne, opozita këtu, jemi më të bashkuar se kurrë. Votat tona nuk do të jenë në kurriz të një pazari" u shprehy Gjoni.

Article Logic
Execution time: 0.0035908222198486