INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ralf Gjoni si Edi Rama, u spërkat me shiringë

Ralf Gjoni si Edi Rama, u spërkat me shiringë

Publikuar më: 11:52 21-03-2019

Ralf Gjoni është spërkatur me shiringë, njësoj si Edi Rama më parë. Në në prononcim për mediat, ai ka thënë se nuk frikësohet dhe do të përfaqësojë njerëzit që ndihen të papërfaqësuar. 

“Më hodhën bojë me anë të një shiringe. Ai dhe ajo që e kanë porositur këtë lloj sjellje rrugësh duhet ta dinë që kam ardhur këtu të betohem dhe nuk frikësohem në asnjë moment. Jam këtu që të përfaqësoj të gjithë ata të rinj dhe të reja që kanë shpresë se ky vend mund të bëhet. Unë kam ardhur për t’u betuar, nuk kam ardhur për të marrë një rrogë të qelbur shtetit, por të përfaqësoj ata shqiptarë që ndihen të papërfaqësuar. Nuk do të lejoj kurrë që emri im të keqpërdoret. Mendoni që unë vij për t’i bërë fresk qeverisë”, ka thënë Gjoni për mediat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602