INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

KafeIN/Sportet e aventurës, Ferdinand Mara: Master unik në rajon për guidat turistike[VIDEO]

Publikuar më: 10:32 21-03-2019

Universiteti i Sporteve në Tiranë prej një viti ofron studimet në master për menaxherët në sport e turizëm. 

I ftuar nê emisionin "KafeIN", dekani i Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit pranë këtij universiteti tha se ky master është i vetmi që ofrohet në arsimin e lartë publik në Shqipëri.
"Vitin e parë ishin 15 studentët e parë që ndoqën studimet për profesionet e reja të sporteve të aventurës si kajaket, zip line, rafting, zhytjet nënujore etj", tha dekani Mara.
Sipas tij, masteri profesional "Menaxhim në Sport e Turizëm ka për qëllim përgatitjen e menaxherëve të institucioneve sportive apo turistike publike apo private
"Me fluksin e guidave turistike gjatë gjithë vitit, nevoja për udhërrëfyes turistik të licencuar është rritur ndjeshëm. Tashmë ajencitë turistike janë ndërgjegjësuar për të punësuar menaxherë të diplomuar prej universitetit tonē. Pra ky master garanton punësim të sigurt", u shpreh dekani Ferdinand Mara
Universiteti i Sporteve në Tiranë prej një viti ofron studimet në master për menaxherët në sport e turizëm.
I ftuar nê emisionin "KafeIN", dekani i Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit pranë këtij universiteti tha se ky master është i vetmi që ofrohet në arsimin e lartë publik në Shqipëri.
"Vitin e parë ishin 15 studentët e parë që ndoqën studimet për profesionet e reja të sporteve të aventurës si kajaket, zip line, rafting, zhytjet nënujore etj", tha dekani Mara.
Sipas tij, masteri profesional "Menaxhim në Sport e Turizëm ka për qëllim përgatitjen e menaxherëve të institucioneve sportive apo turistike publike apo private
"Me fluksin e guidave turistike gjatë gjithë vitit, nevoja për udhërrëfyes turistik të licencuar është rritur ndjeshëm. Tashmë ajencitë turistike janë ndërgjegjësuar për të punësuar menaxherë të diplomuar prej universitetit tonē. Pra ky master garanton punësim të sigurt", u shpreh dekani Ferdinand Mara.

Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672