INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ralf Gjoni hyn në Kuvend, KQZ zëvendëson 3 deputetë të LSI

Ralf Gjoni hyn në Kuvend, KQZ zëvendëson 3 deputetë të LSI

Publikuar më: 14:54 20-03-2019

KQZ u dha sot mandatin e deputetit 3 kandidateve të listës shumë-emërore të LSI për të plotësuar vakancat e krijuara në Kuvendin e Shqipërisë nga dorëheqja e deputeteve të kësaj force politike; Klajda Gjosha, Petrit Vasili dhe Shezai Rrokaj. Mandatet e tyre u kaluan përkatësisht kandidateve Ralf Gjoni në Tiranë, Nimet Musai në Fier dhe Enada Kapllani në Vlorë. Këta tre deputetë pritet të bëjnë betimin në seancën parlamentare të kësaj të enjteje. 

Në mbledhjen e sotme KQZ regjistroi 4 parti politike për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Partitë të cilat u regjisturuan janë; Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, Partia e të Drejtave të Mohuara dhe Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0048182010650635