INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria e Maqedonisë. Prokuroria kalon në sitë ministrat e rinj

Qeveria e Maqedonisë. Prokuroria kalon në sitë ministrat e rinj

Publikuar më: 16:20 29-05-2017

Lista e qeverisë së re të Maqedonisë është përmbyllur dhe do të dërgohet në Kuvend për miratim. Por me parë ministrat e rinj të qeverisë së Maqedonisë do të hyjnë në “skanerin” e Prokurorisë Speciale. Emrat e propozuar do të verifikohen me kujdes nga ky institucion, që do të shohë nëse janë të përfshirë në afera korruptive apo skandale të tjera që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e institucioneve ose detyrës zyrtare. Vetë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti e konfirmoi një gjë të tillë pas takimit me të mandatuarin Zoran Zaev, njeriu që do të drejtojë qeverinë e re në 4 vitet e ardhshme. Zaev thotë se materialet janë dorëzuar që të gjitha dhe tani pritet se ç’do të thotë Prokuroria Speciale. Mediat shkruajnë se dy kandidatë mund të mos e plotësojnë kushtin e pastërtisë së figurës për të mbajtur portofole ministror. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka thënë se përfundoi koha kur shqiptarët bëheshin pjesë e qeverive pa marrëveshje, ndërsa u ka kërkuar nga Ahmeti dhe Zaev që të tregojnë publikisht se për çfarë janë marrë vesh mes tyre për bashkëqeverisje.

Emrat e qeverisë së re të Maqedonisë

Zoran Zaev: Kryeministër
Hazbi Lika: Zv.Kryeministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve
Bujar Osmani: Zv/Kryeministër për Çështje Europiane
Oliver Spasovski: Ministër i Brendshëm
Radmilla Sheqerinska: Ministër i Mbrojtjes
Nikolla Dimitrov: Ministër i Jashtëm
Bylent Salihu: Ministër i Drejtësisë
Kreshnik Bekteshi: Ministër i Ekonomisë
Dragan Tevdovski: Ministër i Financave
Renata Deskoska: Ministër i Arsimit
Arben Taravari: Ministër i Shëndetësisë
Goran Sugarevski: Ministër për Transport dhe Lidhje
Ljupço Nikollovski: Ministër i Bujqësisë
Milla Carovska: Ministër për Punë dhe Politikë Sociale
Damjan Mançevski: Ministër i Shoqërisë Informatike
Robert Allagjozovski: Ministër i Kulturës
Zuhejl Fazliu: Ministër i Pushtetit Lokal
Sadulla Duraku: Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Koço Angjushev: Ministër pa Portofol
Edmond Ademi: Ministër pa Portofol
Robert Popovski: Ministër pa Portofol
Samka Ibrahimovski: Ministër pa Portofol
Zoran Shapuriq: Ministër pa Portofol
Zorica Apostolovska: Ministër pa Portofol
Adnan Qahil: Ministër pa Portofol
Ramiz Merko: Ministër pa Portofol

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824