INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria e Maqedonisë ofron 6 milionë denarë për përmbytjet në Shqipëri

Qeveria e Maqedonisë ofron 6 milionë denarë për përmbytjet në Shqipëri

Publikuar më: 10:19 13-12-2017

Qeveria e Maqedonisë ka vendosur të ndihmojë Shqipërinë me 6 milionë denarë. Në mbledhjen e qeverisë është vendosur që kjo  ndihmë financiare dhe ndihmë shtesë humanitare, do të shkojë për përmbytjet në Shqipëri. Në seancën qeveritare u shqyrtuan të dhënat e  paraqitura nga Ambasada e Maqedonisë në Tiranë për gjendjen në Shqipëri pas përmbytjeve të mëdha. Mediat vendase shkruajnë se  Qeveria  vendosi që Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e tjera kompetente në afat prej tre ditëve të paraqisnin një propozim zgjidhje për dërgesën e ndihmës humanitare në rajonet në Shqipëri, të cilat u përmbytën nga reshjet.

Article Logic
Execution time: 0.003364086151123