INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji për gjuhën shqipe merr dritën jeshile nga qeveria e Maqedonisë

Ligji për gjuhën shqipe merr dritën jeshile nga qeveria e Maqedonisë

Publikuar më: 12:54 05-08-2017

Qeveria në Shkup ka miratuar më në fund projektligjin për përdorimin e gjuhëve, ligji shumë i debatuar dhe i kërkuar me forcë nga partitë shqiptare në Maqedoni.Në projektligj, i cili tashmë pritet t’i kaloi Kuvendit për diskutime në muajin shtator, parashikohet se veç gjuhës maqedonase, gjuhë zyrtare është dhe shqipja dhe alfabeti i saj.

“Në të gjitha organet e pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë, komisionet, personat juridik , të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë të përcaktuar me ketë ligj”, thuhet në projektligjin e Qeverisë Maqedonase, që u miratua mbrëmjen e së premtes.
Edhe pse fillimisht u fol se gjuha shqipe do të ishte dhe në kartëmonedha, kjo gjë nuk është parashikuar në këtë projektligj. Ajo që nuk ka ndryshuar është shqipja në uniformat e policisë në vendet ku janë 20% shqiptarë. Por gjuha shqipe nuk do të jetë në uniformat e ushtrisë. Tashmë veç kalimin në Kuvend, pritet dhe rekomandimi që do të vijë nga Komisioni i Venecias.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002