INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turisti serb del nudo në plazhin e Himarës. Dëbohet nga personeli i hotelit

Turisti serb del nudo në plazhin e Himarës. Dëbohet nga personeli i hotelit

Publikuar më: 13:12 05-08-2017

Një turist serb ka dal nudo në plazhin e Himarës. Edhe pse ishte duke pushuar në një plazh familjarë plazhisti i huaj nuk e ka vrarë mendjen fare. Pushuesit që ndodheshin në plazh kanë dërguar disa foto në media ku duket se i riu serb ka vënë vetëm një peshqir me përmasa sa pëllëmba e dorës në pjesën intime të trupit. Plazhi i Himarës njihet si një plazh familjar dhe ky veprim i turisti ngjalli shumë polemika midis të pranishmëve.

plazhisti_serb.jpg

Në plazh u ndodh gjithashtu një tjetër pushues familjar serb i cili nisi të debatonte me të dhe pasi nuk mundi të gjente gjuhën e përbashkët me patriotin e tij, u detyrua të njoftonte personelin e hotelit. Mësohet se vendimi i personelit ka qenë i prerë dhe i ka dëbuar menjëherë nga aty 2 të rinjtë.

Article Logic
Execution time: 0.0033078193664551