INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raporti për terrorizmin. Rreth 30.000 njerëz të vrarë në një vit [VIDEO]

Publikuar më: 16:09 29-05-2017

Publikohet raporti  që tregon sesi ka qenë indeksi Global i Terrorizmit  gjatë viti 2016. Sipas këtij raporti 29,376 persona kanë humbur jetën gjatë vitit 2015 si pasojë e sulmeve terroriste të regjistruara në gjithë botën ndërkohë që qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar. Rezultati i përgjithshëm u përkeqësua me 6 përqind në vitin 2016.  Shqipëria renditet në vendin e 92 përsa i përket impaktit të terrorizmit në vendin tonë, sipas të dhënave të Indeksit global të terrorizmin për vitin 2016. Por ajo çka tregojnë grafikët e Indeksit të Terrorizmit është fakti  se Shqipëria renditet e 17-ta në listë përsa i përket numrit të lartë të vdekjeve të regjistruara, në vitin 2014. Vendet më impakt më të lartë të terrorzimit janë vende si Iraku, Afganistani, Nigeria, Pakistan dhe Siria. Këto pesë vende përbënin 72 për qind të të gjitha vdekjeve nga terrorizmi në vitin 2015. Ukrahina renditet në vendin e 11 ndërsa shtete si Franca dhe Rusia renditen në vendin e 29 dhe të 30-të direkt pas Palestinës. Shtatëdhjetë e gjashtë vende përmirësuan rezultatet e tyre në 2016  sipas matjes së indeksit global të terrorizmit ndërsa 53 shtete u përkeqësuan.  Nga 16 vitet e fundit, viti më i keq për terrorizëm ishte 2014,  me 93 vende që përjetuan të paktën një sulm dhe 32,765 njerëz të vrarë.

Article Logic
Execution time: 0.004425048828125