Qëndrimi brenda shtëpisë i humb gjyqin, ish-bashkëshorti i Arjolës merr kujdestarinë e fëmijëve!
Arjola Demiri ka folur disa herë për martesën e saj të dështuar dhe marrëdhëniet jo të mira me ish-bashkëshortin.
Aktorja e njohur që është nënë e tre fëmijëve është e divorcuar prej vitesh ndërsa mësohet se së fundmi ishte caktuar gjykimi që do të përcaktonte kujdestarinë e fëmijëve.
Sipas burimeve të Syrinet Kosova, ish-bashkëshorti i Arjolës e ka shfrytëzuar situatën nga qëndrimi i saj brenda shtëpisë dhe larg fëmijëve që të fitojë më lehtë kujdestarinë e tyre.
Mësohet se gjykimi është mbajtur me 20 janar, datë që Arjola u gjend brenda shtëpisë pas shtyerjes së spekaktlit edhe 1 muaj më shumë.
Këta zëra nuk janë konfirmuar deri më tani nga askush dhe nuk dihet nëse është definiti përcaktimi i kujdestarisë së fëmijëve.
Kujtojmë që kohë më parë u përfol se Arjola ka një rast të hapur edhe me bashkëshorten e tanishme të ish-bashkëshortit të saj.











14 Nov 2025 





