Çifti i njohur turk i ka dhënë fund lidhjes pas vetëm 8 muajsh së bashku.
Bëhet fjalë për aktoren e njohur Farah Zeynep Abdullah dhe producentin Efe Çelik.
Dyshja ishin së bashku rreth 8 muaj dhe së fundmi vendosën të ndanin rrugët.
Në mediat turke flitet se ishte aktorja ajo që vendosi ndarjen.
Më herët në një intervistë, e pyetur se cila është mosha ideale për t’u martuar ajo është përgjigjur:
“Martesa është në fakt një zgjedhje tani. Kjo varet nga personi nëse ndodh apo jo. Prandaj nuk jam e sigurt nëse ka një moshë për të. Le të martohen ata që duan. Martesa është një zgjedhje në këtë botë”, është shprehur ajo.
Farah mori pjesë në shumë projekte si “Apartamenti i të pafajshmëve”, “Kurt ve Sura”, “Ishte një kohë që kalon”, “Pak çështje Shtatori”.











14 Nov 2025 





