INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qëlluan kryeministrin me vezë, Apeli s’pranon anikimimin e studentëve

Qëlluan kryeministrin me vezë, Apeli s’pranon anikimimin e studentëve

Publikuar më: 16:09 18-03-2019

Gjykata e Apelit në Tiranë nuk ka pranuar ankimimin e studentëve, të cilët qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama në vitin 2015. Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin me 40 orë punë publike për 8 studentët.

Gjithashtu, gjykata ka pohuar se ankimimi i kërkuar nga studentët nuk është bërë brenda afatit kohor dhe për pasojë kërkesa e tyre nuk mund të pranohet.

Ngjarja ka ndodhur me 2 nëntor 2015, ku studentët goditen me vezë në drejtim të makinës së kryeministrit Rama, në momentin kur ai po dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë ku mbajti një aktivitet me biznesin e vogël.

Studentët të cilët do të vijojnë të shlyejnë dënimin e përcaktuar nga Gjykata e Tiranës me orë pune në komunitet janë : Liri Kuci, Klodi Hoxha, Bora Mema, Anita Lushi, Vitori Cipi, Dardan Konjufca, Valton Marku dhe Durim Jasharaj.

Article Logic
Execution time: 0.004249095916748