INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Që nga takimi i parë, te teksti i gjetur, a janë këto DETAJET që tregojnë se kënga e re e Donaldit është për Borën?

Që nga takimi i parë, te teksti i gjetur, a janë këto DETAJET që tregojnë se kënga e re e Donaldit është për Borën?

Publikuar më: 11:31 16-04-2022

Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda kanë publikuar bashkëpunimin më të ri me titull “Picasso”. Edhe këtë herë, treshja kanë tërhequr vëmendje përmes tekstit, veçanërisht me pjesën e Donaldit. Fansat menjëherë kanë lënë komente për fragmentin e kënduar nga aktori duke shkruar se ky është një dedikim për ish të dashurën e tij, Bora Zemani.

Pjesë nga teksti i Donaldit:

“Ma tha truri për me t’puth

Ma tha truri për me t’humb

Ma tha truri për me t’lut

Ma tha truri për me vujt”

 

 

Po ky nuk është detaji i vetëm nga muzika e re e treshes. Edhe vendi në të cilin Donaldi qëndron në videoklip duket se ka një kuptim të veçantë për të – po, lidhet me Borën sërish.

Siç mund ta shikoni edhe në foto, ai është duke qëndruar në një vend që i ngjason një kishe. Do thoni ju – ç’lidhje ka kjo me Borën? Ashtu menduam edhe ne në fillim, por një video e vjetër e aktorit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” e tregon më së miri arsyen përse.

 Në videon e shkëputur nga emisioni ai thotë për Borën: “Nuk e takova në televizion, e takova në kishë”.

Hmm e dyshimtë apo jo? Epo, në fund të ditës, këto mbeten vetëm supozime deri në momentin që na vërtetohet e kundërta.

Article Logic
Execution time: 0.0041089057922363