INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prezantimi me ‘vjehrrën’, si reagoi Jozefina Topalli?! Ja si përgjigjet modelja shqiptare: Më mirë po…

Prezantimi me ‘vjehrrën’, si reagoi Jozefina Topalli?! Ja si përgjigjet modelja shqiptare: Më mirë po…

Publikuar më: 12:30 16-04-2022

Modelja Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, janë treguar shumë të rezervuar për jetën e tyre private. Së fundmi në një intervistë televizive, Cindy ndau për herë të parë detaje nga lidhja e shumëpërfolur me Genarin. Ajo nuk preferoi që të komentonte shumë rreth raportit të tyre në emisionin ‘Glamour Zone’ ndërkohë që e konsideroi pozitiv reagimin e Jozefina Topallit në momentin e prezantimit të tyre të parë.

Pyetja: Jeni bashkë prej një viti, a janë bërë gjërat familjare? Pra a je takuar ti me familjen e tij dhe ai me tënden?

Cindy Marina: Po, jemi prezantuar.

Pyetja: Si ka qenë reagimi i parë i nënës së Genarit (Jozefina Topallit), kur të takoi?

Cindy Marina: Nuk dua të flas shumë për këtë temë, më mirë po ha specin djegës që të shpëtoj nga kjo pyetje (qesh).

Pyetja: Pse reagoi keq Jozefina?

Cindy Marina: Jo, reagoi shumë mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0020499229431152