INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet “Hey Hey Hey”, kënga e re e Lyrical Son

Publikohet “Hey Hey Hey”, kënga e re e Lyrical Son

Publikuar më: 13:26 06-01-2016

Sapo është publikuar para pak minutash kënga e re e reperit të mirënjohur Lyrical Son.

“Hey Hey Hey” është një këngë në të cilën artisti vjen jo vetëm solo, por duket se praktikisht e ka realizuar të gjithën vetë. Nuk e ekzagjerojmë aspak pasi këngëtari 31 vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi, ka realizuar jo vetëm muzikën dhe tekstin, por gjithashtu është edhe producenti i këngës së tij. Lyrical Son surprizon me këtë këngë shumë “të butë”, në të cilin ai nuk bën rap për asnjë moment por këndon me nostalgji për dashurinë, nën tingujt e kitarës. Masterizimi është bërë nga BigBang ndërsa “Hey Hey Hey” është publikuar nën logon e shtëpisë diskografike P.I.N.T.

Article Logic
Execution time: 0.003521203994751