INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet FOTO! Mozzik dhe Loredana komunikojnë bashkë pas ndarjes dhe na u bënë sytë me zemra [FOTO]

Publikohet FOTO! Mozzik dhe Loredana komunikojnë bashkë pas ndarjes dhe na u bënë sytë me zemra [FOTO]

Publikuar më: 14:36 11-11-2019

Ata të dy ishin një prej çifteve më të dashura për publikun dhe ndarja e tyre bëri goxha bujë në rrjetet sociale. Njoftimin fillimisht e dha Loredana, ndërsa më pas u hap loja e ngacmimeve në rrjetet sociale. Së fundmi Mozzik publikoi këngën e tij të re për të cilën të gjithë mendojnë se i është dedikuar Loredanës.

Por pavarësisht faktit se janë të ndarë, ata të dy vazhdojnë të kenë një lidhje së bashku për hir të vajzës. Vogëlushja jeton me Loredanën, ndërsa me të atin komunikon përmes telefonit. Mozzik ka shpërndarë në instagramin e tij një foto nga momenti kur sheh në kamer të bijën.

Hanën e ka zënë gjumi dhe duket si një ëngjëll i vërtetë, ndërsa këngëtari shkruan sipër fotos “Jetë”.

Ashtu siç tha edhe këngëtari në “Shiko kush luan”, ai dhe Loredana do të kenë gjithmonë një lidhje të fortë për hir të së bijës.

life.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604