INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Loredanës? Tani s'ka më dyshime! MOZZIK zbulon për herë të parë kujt ia ka dedikuar këngën

Loredanës? Tani s'ka më dyshime! MOZZIK zbulon për herë të parë kujt ia ka dedikuar këngën "Dhelpër dinake" [FOTO]

Publikuar më: 13:28 12-11-2019

Menjëherë u përfol në rrjet se këtë këngë Mozzik ia ka dedikuar ish partneres së tij, Loredanës. Së fundmi, Mozzik ka dhënë një intervistë për emisionin “NIN”. Në një moment, ai iu është përgjigjur pyetjeve të fansave dhe s’kishte si të mos mungonte pyetja se “Kush është dhelpra dinake për ty?”.

Mozzik sqaron se ideja për këtë këngë lindi që para dy vitesh, por vetëm tani erdhi momenti për ta publikuar.Gjatë intervistës ai sqaron gjithashtu se dhelpër dinake, është ajo që e ndien veten të tillë dhe sot ka shumë dhelpra thotë ai duke mos dashur të zbulojë asnjë emër se kujt konkretisht i dedikohet kjo këngë.

“Kënga është punu para dy viteve, nuk po rrej. Është punu para dy viteve. Erdh një kohë, çast, moment jetësor, të palidhur me pjesët e jetës time private, thjesht mu dok se i ka ardhë koha si këngë. E ndjeva që është obligim me publiku një kangë të mirë. Nuk e kisha quajtur dedikim, ma shumë e kisha quajtur në kornizën e pjesës jetësore. Derisa them kështu, është një lloj dedikimi por jo direkt. Ka të bëjë me metaforizëm të një artisti”, tha Mozzik, pa përmendur ndonjë emër.

zikke.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656