INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse vallë? Dikur tha që do bashkëpunonte me Ledrin, sot Fero HABIT me atë që thotë për reperin: ''Edhe agja Sabri... [VIDEO]

Pse vallë? Dikur tha që do bashkëpunonte me Ledrin, sot Fero HABIT me atë që thotë për reperin: ''Edhe agja Sabri... [VIDEO]

Publikuar më: 13:32 23-04-2019

Fero është padiskutim një ndër reperët më të talentuar shqiptarë i cili në një kohë shumë të shkurtër u pëlqye shumë nga publiku. Ai ka sjellë shumë hite, por edhe është përfolur për “sherret” me reperat e tjerë shqiptarë.

Lidhur me këtë ai ka folur në emisionin e moderatorit Meriton Mjekiqi ku u shpreh se Prishtina është e tij pasi është i vetmi reper për të cilin këndojnë të gjithë fansat. Ai në një moment nxorri telefonin dhe i tregoi moderatorit një koncert të tijin, por ai i thotë që të njejtën gjë bëjne edhe për reperat e tjerë, ndërsa Fero vazhdon të insistojë që jo.

Kur Meritoni i thotë a të përmend emra, Fero i thotë përmendi dhe në momentin që ai tha “Për Ledrin këndojnë”, ndërhyri reperi Fero dhe u shpreh: “Veç një sekondë, edhe për Sabri Fejzullahun këndojnë vëlla”.

Kujtojmë që kur ishte i ftuar në emisionin e Luanës para disa muajsh, pyetjes se me cilin reper do të bashkëpunonte, Fero zgjodhi Ledri Vulën.

Madje këtë detaj ia kanë vënë në dukje edhe fansat e Ledrit në videon e publikuar në Instagram.

Article Logic
Execution time: 0.0040500164031982