INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse Luana i ka bërë ''BLOCK'' Olsi Bylykut në INSTAGRAM? Ja si përgjigjet moderatorja

Pse Luana i ka bërë ''BLOCK'' Olsi Bylykut në INSTAGRAM? Ja si përgjigjet moderatorja

Publikuar më: 16:35 05-12-2022

Gjatë programit “Zemër Luana”, Olsi ka ‘vjedhur’ një moment vëmendjen ku ka bërë një pyetje thelbësore për moderatoren e programit.

E gjeni dot cfarë?

Aktori i humorit e ka pyetur Luanën se përse e ka bërë “block” në Instagram. Menjëherë, moderatorja nisi të qeshë dhe i kërkoi Olsit që mos ta nxirrte zbuluar.

Më tej, Luana theksoi se këtë gjë do ta shpjegojë në një tjetër puntatë. Ajo vendosi të mos kthejë përgjigje por të pijë shotsin me shije të keqe.

Jo vetëm kaq por edhe Besi e pyeti se përse e ka akoma unfollow?

Nga ana tjetër, Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një cift mjaft i komentuar edhe i dashur për publikun. Ata kanë folur më herët për marrëdhënien e tyre dhe kanë treguar për fillimet e tyre.

Egli si fillim tregoi se ka qenë fanse e Olsit, me rolet e tij në “Portokalli”, e sidomos me rolin si “Kimikati”.

Olsi nga ana tjetër u shpreh se ka patur shumë interes për ta njohur Eglin por tha me shaka se i është dashur tetë muaj për ta bërë për vete.

“Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj. Çfarë ka kaluar ky shpirt”- u shpreh Olsi.

“Kemi qëndruar shtatë-tetë muaj njohje. Kemi dalë për rreth dy muaj por shumë rrallë, pastaj qëlloi sezon vere. Do të bënte një dorë jetë Olsi”- tregoi Egli nga ana tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0037558078765869