INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasmë së shpejti? Semi Jaupaj flet për planet e Borës dhe Donaldit, zbulon dhe çiftin tjetër të njohur që ka bashkuar

Dasmë së shpejti? Semi Jaupaj flet për planet e Borës dhe Donaldit, zbulon dhe çiftin tjetër të njohur që ka bashkuar

Publikuar më: 14:29 05-12-2022

E ftuar te ”Zemër Luana” Semi Jaupaj mes tjerash ka folur edhe për Borën edhe Donaldin.

Në gojë të luanit hedhim halle”, një lojë ku të pranishmëve u bëhën pyetje e nëse refuzojnë të përgjigjen u hidhen gjëra të ndryshme mbi kokë nga “goja e luanit”.
Pyetja për Semin ishte kjo: “Semi, pyetja për ty ishte tjetër, por meqenëse përgjigjen e asaj pyetjeje e morëm gjatë sfidës së sekreteve, u detyruam të të pyesim për dy nga miqte e tu që vendose të mos flasësh! Vetëm një koment i joti ka bërë lëmsh të gjithë rrjetin, duke aluduar se çifti Bora & Donaldi janë drejt martesës, në “Zemër Luana” duam të dimë nëse vërtet “emoji” i nuses ndaj Borës zbulon se ata do të martohen apo jo? Përgjigju me valle, ose lahu në halle…”

Semi nuk refuzoi të përgjigjej madje ajo tregoi që kështu e quan shoqen e saj, “nuse” me përkëdheli dhe “Jo, nuk do të ketë një dasmë së shpejti”, u shpreh ajo.

Gjatë një loje këngëtarja e njohur ka zbuluar se Bes Kallaku e ka pyetur për partneren e tij Xhensilën se çfarë vajze është.
 Më tej, Semi ka bërë edhe një batutë duke thënë: “Unë bashkoj çifte, jam bërë kupid”. Gjë e cila ka shkaktuar të qeshur. Madje rikujtojmë se kohë më parë Semi është shprehur se ka qenë pikërisht ajo që ka ndihmuar në ribashkimin e Borës dhe Donaldit.

E mesa duket tani më u bënë dy çifte në shoëbiz të cilët janë bashkë edhe me ndihmën e Semit.

Article Logic
Execution time: 0.0020480155944824