INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse disa njerëz nuk i mbajnë të fshehta sekretet e tua

Pse disa njerëz nuk i mbajnë të fshehta sekretet e tua

Publikuar më: 11:41 03-05-2017

Është e kuptueshme që armiqtë e tu do t'ia tregojnë sekretet e tua të gjithëve nëse i dinë ato për të të dëmtuar. Por ka disa njerëz që bëjnë të njëjtën gjë edhe pse të duan.

Dhe arsyeja te kta është shumë e ndryshme nga ndjenjat e urrejtjes që kishin armiqte e tu. Në fakt arsyeja qëndron në të kundërtën e kësaj.

Nxjerrja e sekreteve që duhen fshehur në këtë rast ndodh për një arsye shumë të thjeshtë. Diku një pjesë në trurin e ketyre njerëzve që është përgjegjëse për komunikimin, këta persona e kanë më të madhe se madhësine normale.

Prandaj këta njerëz kanë një nevoje shumë të fortë për te komunikuar dhe për të ndarë sekretet e tyre me të tjerët.

Dhe kjo është e gjitha.

Nëse këta njerëz dinë diçka që ti dëshiron ta mbash të fshehtë nga të gjithë, ata do përpiqen që ta mbajnë sekretin. Por sa më shumë që ata do ta frenojnë veten për ta ndarë atë sekret me të tjerët, aq më të obsesionuar do të bëhen me atë ide.

Çdo njeri ka nevojë t'i tregojë dikujt sekretet e tij. Çdo njeri dëshiron të ndajë mendimet dhe eksperiencat e tij private me personat që i ndjen të afërt dhe të besueshëm.

Por për disa të tjerë historia ndryshon. Sepse ata kanë nevojë të tregojnë çdo gjë qe dinë, me të gjithë. Dhe ndonjeherë kjo gjë mund të bëhet shumë e rrezikshme. Pra mbani një sy hapur gjithmonë.

Article Logic
Execution time: 0.0023689270019531