INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS merr Kamzën/ Kryebashkiaku Rakip Suli betohet në një shkollë, Xhelal Mziu nuk liron zyrën

PS merr Kamzën/ Kryebashkiaku Rakip Suli betohet në një shkollë, Xhelal Mziu nuk liron zyrën

Publikuar më: 13:47 07-08-2019

Rakip Suli u betua si kryetari i bashkisë së Kamzës, duke zënë vendin e demokratit Xhelal Mziu.

Më herët u bë dhe konstituimi i këshillit në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim Rugova” ku u miratuan mandatet e 40 këshilltarëve të bashkisë në Kamëz, të cilët do të punojnë për këtë bashki në katër vitet e ardhshme.

Rakip Suli është shoqëruar nga deputeti Taulant Balla dhe Ervin Bushati, për të bërë betimin kreu i ri i Bashkisë së Kamzës, e cila prej 12 vitesh është drejtuar nga Xhelal Mziu. Konstituimi i këshillit dhe betimi i Rakip Sulit është zhvilluar në ambientet e brendshme të shkollës “Ibrahim Rugova”.

Nga ana tjetër mbështetës të PD ishin mbledhur për të protestuar në ambjentet e bashkisë së Kamzës ndërsa Xhelal Mziu qendronte në zyrën e bashkisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034389495849609