INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS zgjedh kandidatët për zgjedhje, PD: Për të qeshur, e për të qarë

PS zgjedh kandidatët për zgjedhje, PD: Për të qeshur, e për të qarë

Publikuar më: 14:57 11-05-2019

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar pas vendimit të PS për caktimin e kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit.

Për të qeshur e për të qarë, shkruan ajo, duke shtuar se Rama pasi mbushi listat me bleresit e votave, hajdutet e taksave, gjobave te bizneseve, sherbetoret e krimit, krimin vete, paska ngritur nje task force partiake per zgjedhje.

“Qesharake dhe te pabesueshme deri ne piken e fundit! Jo vetëm për përberjen e saj me specialistët e vjedhjes se zgjedhjeve, persona që duhet te ishin para drejtesisë si Gjiknuri e Manja për zgjedhjet e Dibrës!

Janë qesharakë e te pabesueshëm, sepse ngrene nje task force partiake per zgjedhjet, kur partia e tyre ka vetë qeverinë, vete policinë, vetë cakton “rivalët”, vetë cakton rezultatin.

Tallje me te madhe nuk mund t’u bëhet shqiptareve dhe miqve ndërkombetare, te cilet po e bëjnë çdo ditë e më të qartë se pa çuar në burg hajdutët e zgjedhjeve, nuk ka për të patur zgjedhje as me 30 qershor, as me 30 dhjetor”, shkruan më tej.

Article Logic
Execution time: 0.0024380683898926