INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS regjistrohet për zgjedhjet lokale. Çfarë do të bëjë PD?

PS regjistrohet për zgjedhjet lokale. Çfarë do të bëjë PD?

Publikuar më: 14:13 08-04-2019

Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim në zgjedhjet lokale.

Afati për regjistrimit për në zgjedhjet e 30 qershorit është deri në 21 prill.
Partia Socialiste është e para parti parlamentare që ka bërë regjistirmin për garën e 30 qershorit. Deri më tani janë regjistruar dhe 4 parti të tjera jo parlamentare.
Vëmendja më e madhe është tek ajo që do të bëjë PD dhe LSI-ja. Këto dy parti nuk kanë dhënë asnjë sinjal deri më tani për të hyrë në proceset normale ligjore për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.
Kujtojmë këtu që PD dhe LSI nuk dorëzuan emrat për komisionerë, duke detyruar KQZ që të bëjë vetë zëvendësimet. Ndërkohë, në Parlament është krijuar dhe një opozitë e re që në qendër të diskutimeve ka vendosur reformën zgjedhore.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721