INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sinjale negative për ekonominë! Më shumë “të varfër” që paguajnë sigurimet, ç'po ndodh me 'të pasurit'...

Sinjale negative për ekonominë! Më shumë “të varfër” që paguajnë sigurimet, ç'po ndodh me 'të pasurit'...

Publikuar më: 12:25 07-08-2019

Ekonomia shqiptare po ul produktivitetin. Një sinjal të tillë e japin të dhënat më të fundit të 2019 ku vihet re se janë shtuar individët që paguhen me pagë minimale dhe po ulen ata me paga të larta mbi 120 mijë lekë në muaj.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT bëjnë me dije se struktura e kontribuuesve të sigurimeve shoqërore është përkeqësuar në tremujorin e parë të vitit 2019 teksa shihet se, numri i atyre që paguajnë sigurime me pagë minimale zyrtare, që aktualisht është 260 mijë lekë, është rritur ndjeshëm.

Numri mesatar i kontribuuesve në vitin 2018 ishte 778 mijë persona sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve, por 25.3% e tyre siguroheshin me paga minimale. Por në tremujorin e parë të vitit, kjo kategori kontribuuesish u zgjerua, duke zënë 28.5% të totalit.

Nga ana tjetër kategori të tjera të kontribuuesve me paga më të larta shënuan ulje. Në tremujorin e parë të vitit, kontribuuesit me pagë minimale zyrtare prej 30 mijë lekësh shënuan ulje me -3,9 pikë %. Me ulje erdhi edhe numri i kontribuuesve me paga 50,001 – 60,000 lekë.

Të gjitha kategoritë e pagave të larta mbi 60,000 lekë patën një numër më të ulet të kontribuuesve më 2019. Personat që paguanin sigurime mbi pagat 120,000 lekë zunë 4.1% të totalit të kontribuuesve në janar – mars 2019 nga 4.7% në tremujorin e fundit të vitit.

Që nga viti 2014, Shqipëria aplikon tatimin progresiv mbi pagat, i cili duket se ka nxitur informalitetin në pagat e larta.Sh qipëria ka informalitet të lartë në tregun e punës. Banka Botërore, në raportin e përvitshëm për trendet e punësimit në rajon vuri në dukje se në Shqipëri punësimi informal është rritur edhe me 10 mijë persona gjatë vitit 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0030641555786133