INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA/ Studentët refuzojnë komunikimin, reagojnë ndaj Nikollës: Në demokraci rasti më banal i...

PROTESTA/ Studentët refuzojnë komunikimin, reagojnë ndaj Nikollës: Në demokraci rasti më banal i...

Publikuar më: 12:49 13-12-2018

Në ditën e 9-të të protestës, studentët sot janë mbledhur për të protestuar para Parlamentit, ku sërish kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Pas fjalës së ministres së arsimit, Lindita Nikolla, studentët i kundërpërgjigjen.

“Në demokraci rasti më banal i dialogut është të hedhësh fjalësh dhe të marrësh përgjigje. Të plotësojnë kërkesat pastaj bëhet dialog”, tha një nga studentët.

“Ne i kemi kërkesat shumë të qarta, i kemi thënë të gjitha, presim një komunikim nga kryeministri Edi Rama”, u shpreh një tjetër.

Nga ana tjetër ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha nga Kuvendi, se është e gatshme të marrë çdo përgjegjësi.

stud.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040488243103027