INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DIALOG me Kryeministrin/ Reagojnë Studentët: Kush ulet me Ramën nuk është me ne...

DIALOG me Kryeministrin/ Reagojnë Studentët: Kush ulet me Ramën nuk është me ne...

Publikuar më: 15:30 11-12-2018

Sot për të shtatën ditë po protestohet nga studentët e të gjitha Universiteteve publike për plotësimin e kërkesave të tyre. Ata ndodhen para Ministrisë së Arsimit.

Ora 16:00 e ditës së sotme është afati i fundit që studentët i kanë lënë qeverisë për të plotësuar 8 kërkesat e tyre. Në skadim të këtij afati, kanë paralajmëruar përshkallëzim, deri në grevë urie.

Studentët janë shprehur të vendosur se në kor se kush shkon për negociata te kryeministri Rama, nuk është pjesë e tyre. “ Këtu na ke” “JO negociata” kanë brohoritur studentët në kor një zëri.

Ja mesazhi i plotë

Përshëndetje!

Studentët e kanë theksuar qartë përgjatë çdo dite të protestës se negociata të çfarëdo lloji qofshin ato, nuk do të ketë! Ky është vullneti i masës i shprehur qartësisht. Kur i kërkuam diskutim para se të miratohej 'Ligji për Arsimin e Lartë' qeveria nuk pranoi.

Pikat e kërkuara janë të qarta!

Kemi informacion se Z.Rama, Kryeministër i vendit do të jetë i pranishëm në një studio televizive ( top channel- top shoë) ku përballë do të ketë studente, të cilët do të jenë aty si individë dhe jo si grup negociator. Ne distancohemi prej tyre. Ata nuk janë me ne!

Nuk ka përfaqësi, nuk ka negociata!

Plotësoni kërkesat!

Article Logic
Execution time: 0.0064809322357178