INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Tirana në Gjirokastër, STUDENTËT nxjerin EMRAT e pedagogëve 'xhepista'. Ja sa EURO kërkojnë

Nga Tirana në Gjirokastër, STUDENTËT nxjerin EMRAT e pedagogëve 'xhepista'. Ja sa EURO kërkojnë

Publikuar më: 14:17 08-12-2018

Studentët vijojnë protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave që kanë të bëjnë me përgjysmimin e tarifave dhe përmirësimin e kushteve studimore.

Gjatë protestës, një student me megafon lexoi emrat e pedagogëve, të cilët marrin lekë për provimet.

Ata e kanë nisur me Universitetin e Elbasanit, ku kanë lakuar emrin e pedagoges Nirvana Shkëlzeni, duke vijuar me atë të Tiranës duke përmendur emrin e pedagogut Thanas Xhillari, Universiteti i Durrësit ku kanë përmendur pedagogun Andon Kume. Studentët kanë nxjerr emrat e pedagogëve, duke i përmendur dhe fakultetin ku punojnë apo sa lekë kërkojnë nga ata.

“Pedagogë të korruptuar jeni murtaja e shoqërisë” – thërrasin studentet.

Më poshtë disa nga emrat e tyre dhe pazaret sipas studentëve:

“Nirvana Shkëlzeni, 300 euro, 2 provime Elbasan.
Thanas Xhillari 500-1000 euro FSHN
Petro Soto, 150 mijë lekë, 2 mungesa.
Universiteti Arteve 4000 mijë euro fitim konkursi
Uk Bucpapa 50 mijë lekë Gjuhët e Huaja
Kledi Xhaxhiu 500 euro kimia FSHN.
Alketa Lame, 150 euro kimia FSHN.
Sabri Hoxha, 100 euro provimi te mjekësia.
Andon Kume, 1500 euro lënda UAMD Durrës.
Arben Bocari, UBT 100 mijë lekë provimi i matematikës.
Arjana Fejzo, 5000 lekë për të kaluar UBT
Kristaq Kikina, 200 euro pedagog në Gjirokastër.
Shkëlqim Hidri 250 euro Gjirokastër
Gasper Kokaj 250 euro provim i Juridikut, Shkodër”.

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156