INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza e Azem Hajdarit i betohet të atit: Jam gati të lë mandatin, do bashkohem me…

Vajza e Azem Hajdarit i betohet të atit: Jam gati të lë mandatin, do bashkohem me…

Publikuar më: 14:03 08-12-2018

Pikërisht sot në datën 8 dhjetor, në ditën e rinisë, vajza e liderit të Lëvizjes Studentore Rudina Hajdari ka deklaruar se është e gatshme të lërë mandatin si dhe iu ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen me protestën e studentëve.

Ajo shprehet se nuk është kthyer në Shqipëri për një post, por për fëmijët e saj dhe për vendin e të ardhmen e tij.

“Sheshi nuk është këtu, është te Ministria e Arsimit, ne atje duhet të shkojmë sot”-tha ajo gjatë fjalës në ceremoninë për 8 Dhjetorin, kur PD mbajti aktivitet ne memorialin e Azem Hajdarit ne Qytetin Studenti.

"Dua që sot t’i bëj një premtim tim ati. T’i bëj një betim të rinjve sot. Unë jam gati të dorëzoj mandatin tim, t’u bashkohem atyre për luftën e tyre. Për çdo gjë që ata do të bëjnë. Ju premtoj juve, se nuk jam kthyer për të qenë deputete. Jam kthyer për të ardhmen e Shqipërisë. Jam kthyer për vajzën time. Jam kthyer për vëllezërit e mi. Jam kthyer për të çuar amanetin e babit tim deri në fund.
Prandaj sheshi i demokracisë sot nuk është këtu është te Ministria e Arsimit. Të shkojmë t’u bashkohemi atyre. Nëse ata na bashkohen ose jo, ne duhet të shkojmë atje sot”, u shpreh ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0038878917694092