INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Me lëvizjen studentore nuk mund të luajë askush

Kryemadhi: Me lëvizjen studentore nuk mund të luajë askush

Publikuar më: 13:32 08-12-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në Ditën e Rinisë foli për protestën e studentëve. Në një takim të Kryemadhit me strukturat e Lëvizjes së Gruas, ajo tha se studentët janë duke i dhënë një mësim politikës, ndërsa shtoi se me lëvizjen studentore askush nuk mund të luaj.

“Shumë mund të thonë pse studentët e nisën protestën në dhjetor, lëvizja studentore është një lëvizje kombëtare. Me lëvizjen studentore nuk mund të luajë askush. Lëvizja studentore është një realitet për të dhënë mësim. Lëvizja studentore është lëvizje e PS, PD dhe atyre pa parti. Lëvizja studentore nuk është një parti politike, ashtu si ato grupet e paguara nga Rama për t’i përçarë. Studentët tanë na dhëna një mësim ne si politikan, më dhanë mësim mua të parë, jam e bindur edhe zotin Bashën, se nuk është e nevojshme për të pasur kushtet për të protestuesit. Studentët na dhanë një mësim ne klasës politike, kur je me të drejtë, edhe zoti është me ty. Lëvizja studentore ishte një leksion demokracie dhe shpresë”, u shpreh Kryemadhi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553