INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca ''po digjet''! Tym, flakë dhe arrestime

Franca ''po digjet''! Tym, flakë dhe arrestime

Publikuar më: 13:24 08-12-2018

Jelekverdhëve sërish në shesh. Ata po mbahen nën mbikqyrje nga 90.000 forca policore. Lëvizja nisi tre javë më parë si formë revolte ndaj planeve të qeverise franceze për rritjen e mëtejshme të çmimit të karburantit, por tani kërkesat e tyre janë shtuar duke përfshirë standarde më të mira jetese, rritje rrogash e pensionesh.

Ministrat franceze pretendojnë se protestues ultra të dhunshëm e kanë marrë tani situatën në dorë. Këto tre javët e fundit, kemi parë lindjen e një përbindëshi që nuk i bindet më krijuesve të tij, tha Ministri i Brendshëm Christophe Castaner.
Javën e kaluar, me qindra vetë u arrestuan e dhjetëra u plagosën gjatë përleshjeve më të dhunshme që kryeqyteti francez kishte parë prej dekadash të tëra.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053