INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI zyrtarizon frontin me të cilin do garojë në zgjedhjet vendore

LSI zyrtarizon frontin me të cilin do garojë në zgjedhjet vendore

Publikuar më: 14:08 18-11-2018

LSI ka vendosur, fronti ku do të garojë në zgjedhjet lokale do të jetë ai me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj. Këtë e bëri me dije Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në qytetin e Sarandës. Ajo foli dhe për përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Ne tashmë jemi në një front opozitar. Do të shkojmë drejt marrëveshjeve të cilat do të hyjmë bashkarisht në zgjedhjet lokale, në përzgjedhjet e kandidatëve. Partia Demokratike ka filluar punën e saj për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët duhet të jenë fitimtarë në të gjithë fushatën elektorale. Ashtu sikurse edhe ne si LSI kemi filluar dhe jemi në kontakte me strukturat dhe drejtuesit për përzgjedhjen e kandidatëve tanë,” sqaroi Kryetarja e LSI-së.
Kryemadhi shtoi se do të shkojnë drejt përzgjedhjes së kandidatëve fitues, të cilët do të jenë fitues jo thjesht si përfaqësues të forcave politike, por do të jenë fitues në funksion të qytetarëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029940605163574