INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kryemadhi, rruga e vetme e opozitës përballja me regjimin e Ramës[VIDEO]

Publikuar më: 13:15 07-10-2018

Monika Kryemadhi nga Kuçova ka renditur një sërë problemesh me të cilat po përballen qytetarët nga ato ekonomike deri tek pasiguria. Ajo për këto probleme akuzoi, qeverinë duke shtuar se kjo vjen si rezultat i kapjes së shtetit nga krimi ose thënë ndryshe si rezultat i licensimit të grupeve kriminale nga kryeministri.

“Ne nuk kemi nevojë për një politikë që punon dhe iu shërben bandave për të shkelur ligjin dhe për ti mbrojtur ata dhe një politikë që përdoret si kamxhik ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë asnjë lloj përkrahje. Tashmë ne si opozitë që të bëhemi alibi e Edi Ramës në parlament nuk ka më asnjë vlerë, që të jemi thjesht një mburojë që të themi ka demokraci, se ja opozita është në parlament, bën sikur flet, ne bëjmë sikur i dëgjojmë dhe ngremë forcën e kartonit dhe votojmë. Rruga e opozitës tashmë është vetëm një. Përballja sy për sy me këtë regjim kriminal”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Ajo foli dhe për largimin e shqiptarëve nga vendi.
“Mbajmë vendin e parë në Francë para sirianëve për azilkërkues. Ne nuk është se kemi një luftë këtu si ndodhi lufta në Siri, por në fakt luftë më të egër dhe më të poshtër sesa shpërngulja e shqiptarëve për shkak të frikës dhe të pasigurisë dhe të pamundësisë nuk ka. Sot shqiptarët nuk kanë shpresë”, tha Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207