INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra në ish-bllok/ Flet Ervis Martinaj: Unë nuk kam lidhje me...

Masakra në ish-bllok/ Flet Ervis Martinaj: Unë nuk kam lidhje me...

Publikuar më: 12:53 07-10-2018

Biznesmeni që mbeti i plagosur në ngjarjen në Bllok, Ervis Martinaj ka treguar versionin e tij për ngjarjen, që tronditi Tiranën.

Martinaj, është plagosur nga komandoja Merviol Bilo, i cili është i shpallur në kërkim.

Martinaj ka treguar se gjithçka ka ndodhur mes viktimës Fabian Gaxha dhe komandos. Sipas "Panoramës'' ai ka theksuar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se është plagosur aksidentalisht.
Përsa i përket biznesmenit Ervin Mata, i cili është dhe i dashuri i Elvana Gjatës, Martinaj ka treguar se midis tyre nuk ka konflikte.

“Unë nuk kam gisht në konflikt. Jam gjendur aty rastësisht, pasi jam thirrur nga Ervin Mata për një takim. Me këtë të fundit kam marrëdhënie normale, nuk kemi pasur konflikte. Kam qenë i shoqëruar me Gaxhën dhe me Eljon Hatën, por jam plagosur rastësisht, pasi nuk kam qenë pjesë e konfliktit”, ka thënë Ervis Martinaj, i cili është emër i njohur për policinë.

Article Logic
Execution time: 0.0035021305084229