INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mosdeklarimi i vendbanimit. Hiqet gjoba prej 10 mijë lekësh për 6 muaj

Mosdeklarimi i vendbanimit. Hiqet gjoba prej 10 mijë lekësh për 6 muaj

Publikuar më: 12:52 07-10-2018

Pezullohet gjoba 10 mijë lekë të reja për mosdeklarimin e vendbanimeve. Edhe pse vlera e gjobës u rrit ndjeshëm me ndryshimet ligjore të ligjit për gjendjen civile, nuk solli efekt ndërgjegjësues. Shtyrja parashikon që për 6 muaj që nga momenti i hyrjes në fuqi të ndryshimeve, të mos vendoset gjoba 10 mijë lekë për mosdeklarim të ndërrimit të vendbanimit. Projektligji parashikon gjithashtu që në rast ndryshimi të vendbanimit, apo kur një banesë nuk përdoret më për përdorim vetjak apo të familjes, ky ndryshim deklarohet në zyrën e gjendjes civile. Regjistrimi fillestar i vendbanimit apo ndryshimi i tij bëhet jo më vonë se 30 ditë nga ardhja në këtë vendbanim. I njëjti afat zbatohet edhe për deklarimin e banesave që nuk kanë statusin e vendbanimit. Pezullimi për gjashtë muaj i aplikimit të kësaj mase administrative konsiderohet një mundësi, shtysë tjetër për ndërgjegjësimin e atyre shtetasve që nuk kanë deklaruar vendbanimin aktual, përmendim këtu shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilët nuk kanë pasur informacionin e duhur për detyrimin ligjor të deklarimit të vendbanimit. Nwse nuk kryehet ky regjistrim, qytetarët shqiptarë nuk mund të marrin më një shërbim në zyrat e gjendjes civile jashtë territorit ku kanë vendbanimin. Projektligji parashikon që emigrantët mund të marrin vetë shërbime në gjendjet civile të vende të huaja, duke shmangur Ministrinë e Jashtme. Pas 6 muajsh, të gjithë ata që nuk kanë deklaruar vendbanimin e tyre do të penalizohen me masë administrative.

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271