INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët e huaj mbështesin protestën, studentët shqiptarë frikë nga infiltrimet [VIDEO]

Studentët e huaj mbështesin protestën, studentët shqiptarë frikë nga infiltrimet [VIDEO]

Publikuar më: 19:32 09-12-2018

Studentët pushtojnë për të gjashtën ditë rradhazi rrugën përpara Ministrisë së Arsimit ndërsa këtë të dielë u janë bashkuar edhe studentë nga Shkodra dhe Durrësi. Me pankarta në duar dhe me megafon ata janë shprehur të vendosur duke deklaruar se kërkesat e tyre janë të panegociueshme.

Studentët vijojnë të mbajnë larg forcat politike ndërsa disa prej tyre shprehen se madje janë kërcënuar nga forume të caktuara politike të cilët janë shfaqur mes studentëve protestues.

Studentëve shqiptarë u është bashkuar edhe një student francese e cila për mikrofonin e IN NEWS shprehet se mbështet miqtë e saj shqiptarë dhe se tarifa të tilla në vendin e saj nuk ekzistojnë.

Në mbështetje të të rinjve ka edhe prindër sikurse zonja nga Shkodra e cila prej 4 ditësh është e pranishme në protestë.

Protesta e kësaj të diele është shoqëruar me tension.

Gjatë momentit të fjalimeve studentët nuk kanë lejuar që të flasë një pedagog. Ata janë përplasur me pedagogun Jani Marka duke e përjashtuar atë nga protesta. Ai i përket lëvizjes “Për Universitetin” dhe studentët i hoqën megafonin, duke e zbritur me forcë nga një podium i improvizuar.

Edhe studentët i druhen infiltrimit të forumeve partiake, duke kërkuar nga forcat politike të qëndrojnë larg. 

Për IN NEWS ata shprehen se infiltrimet e forumeve kanë ardhur duke u shtuar dita ditës.

Por cila do të jetë e nesërmja e protestët?Këshillat studentorë i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Gramoz Ruci, Ministrisë së Arsimit si dhe Universiteteve publike në vend ku
kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre për të cilat shprehen se janë të panegociushme. Pas kësaj letre, ka reaguar kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në “Facebook”, Rama ka njoftuar se të hënën në orën 11 do të ketë një dialog për Universitetin. Ai po ashtu u shpreh se ka ardhur koha për bashkëqeverisje me studentët.

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604