INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama i fton për dialog, ja përgjigja e prerë e STUDENTËVE! [FOTO]

Kryeministri Rama i fton për dialog, ja përgjigja e prerë e STUDENTËVE! [FOTO]

Publikuar më: 19:05 09-12-2018

Kryeministri Edi Rama i ka ftuar studentët për dialog nëpërmjet një postimi në Facebook, duke iu premtuar se mund të diskutojnë për çdo kërkesë që ata kanë paraqitur. Në postimin e tij, nshefi i qeverisë shkruan: Dialog për Universitetin Facebook LIVE, e hënë 10 dhjetor ora 11:00.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i studentëve ndaj ftesës së Ramës dhe me anë të një postimi në Facebook, lëvizja studentore “Për Universitetin” ka refuzuar këtë ftesë të kryeministrit duke theksuar: JO NEGOCIATA. 

 

Studentët i kanë dërguar ditën e sotme Kuvendit, kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit Lindita Nikollës një listë të përpiluar me 8 kërkesa.

Që prej 5 ditësh studentët janë ngritur në protestë, ndërsa sot kanë dërguar listën zyrtare të kërkesave. Studentët shprehen se kushtet janë të panegociueshme, ndërkohë që bëjnë me dije se do të vazhdojnë protestat dhe do të bojkotojnë mësimin derisa të plotësohen të gjitha kërkesat.

 

kerkes.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036518573760986