INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me zë që i dridhet, Nikolla: Unë e gjora, e gatshme të marrë përgjegjësitë

Me zë që i dridhet, Nikolla: Unë e gjora, e gatshme të marrë përgjegjësitë

Publikuar më: 12:23 13-12-2018

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka folur sot në foltore për protestën. U vu re se ajo ishte shumë e emocionuar dhe zëri i dridhej. Ministrja u shpreh për ligjin e arsimit të lartë dhe sfidat që ka pasur gjatë këtyre 5 viteve në krye të dikasterit të Arsimit. “Ligji i ri ka krijuar kushtet për një erë të re por ligji duhet zbatuar për të dhënë frytet më pas”, deklaroi ajo. "Do kisha shpëtuar unë e gjora nëse nuk do të administroja atë që gjeta. Do kishte qenë më e lehtë edhe për ‘Ndikull Nikollën’ herë me diploma "Kristali", dhe herë me çanta të shtrenjta. “Lindita Nikolla, dil në Bulevard dhe shkolla është e jona”. Po të dashur student, ndaj i mbyllëm shumë kioska. Unë dalë në Bulevard me peshën institucionale. Faleminderit kolegë për mbështetjen dhe kurajon për reformën sistematike. E vërteta dhe puna ka qenë aleati më i mirë, për t’ju kundërvënë një turravrapi.  Ata kanë të drejte, por për të fituar një betejë është e drejtë e tyre", tha ministrja e Arsimit, ndërsa në përmbyllje të fjalës Nikolla u shpreh, “Jam krenare për punën time. Jam e gatshme të marr përgjegjësitë  e mia". 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768