INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama sërish ftesë studentëve. Dialog jo për të humbur kohë me llogjet e kazanëve [FOTO]

Rama sërish ftesë studentëve. Dialog jo për të humbur kohë me llogjet e kazanëve [FOTO]

Publikuar më: 12:03 12-12-2018

Ftesa për studentët që protestojnë prej 8 ditësh përballë Ministrisë së Arsimit nuk ka munguar as këtë të mërkurë. Përmes një statusi në facebook kryeministri shtriu dorën e dialogut për studentët si e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjet e tyre. 

Edi Rama:
“Të dashur studentë protestues,
gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim.
8 PIKAT janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë.
Adresimin e 8 PIKAVE duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s'ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit.
Unë jam gati dhe s'kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA:-)”

rama_ne_fb.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0044989585876465