INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA PARA KUVENDIT/ Prokuroria kërkon BURG për 6 protestues [EMRAT]

PROTESTA PARA KUVENDIT/ Prokuroria kërkon BURG për 6 protestues [EMRAT]

Publikuar më: 13:18 24-11-2018

Është zbardhur kërkesa e Prokurorisë në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re të zhvilluar dy ditë më parë para Kuvendit.

Nga protesta u plagosën 15 policë dhe 3 banorë të Unazës së Re.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest me burg për 6 protestues. Kërkesa është bërë nga prokurorët Kreshnik Ajazi dhe Ndini Tavani. Konkretisht: "Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Fluturim Goleci dhe caktimin e masës së sigurimit 'arrest në burg'. Po njësoj edhe për Ruzhdi Dacin, Marsel Velillarin, Dorjan Protoduarin, Amarildo Sinanajn, Shpati Bilbilajt.

Article Logic
Execution time: 0.0014989376068115