INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzohet se plagosi policen, flet Daniel Dobra: Nuk kisha si qëllim të...

Akuzohet se plagosi policen, flet Daniel Dobra: Nuk kisha si qëllim të...

Publikuar më: 14:27 24-11-2018

Daniel Dobra, 18-vjeçari që u arrestua dje si personi i dyshuar që mund të ketë hedhur kapsollën drejt polices Ina Nuka, ka folur për herë të parë.

Ai ka deklaruar se ka hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave, por nuk ka pasur qëllim të dëmtojë policët.
“Unë kam hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave. Nuk kam pasur qëllim të dëmtoja policë. Në makinën e policisë më dhunuan dhe më shanë”, është shprehur Brobaj.

18-vjeçari u ‘kap’ nga kamerat së bashku me disa persona të tjerë duke hedhur kapsolla në protestën e para dy ditëve para Kuvendit.

Në ngarkim të 18-vjeçarit janë referuar materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Article Logic
Execution time: 0.0041821002960205