INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Populli francez në rrugë! Përleshet me policinë, arsyeja…[FOTO]

Populli francez në rrugë! Përleshet me policinë, arsyeja…[FOTO]

Publikuar më: 14:41 24-11-2018

Banorët e Parisit janë përleshur dhe sot me policinë. Për të bërë shpërndarjen e tyre policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Përplasja ndodhi në Champs Elysee, pavarësisht se kordone sigurie policore janë vendosur rreth zonave të rëndësishme të qytetit banorët nuk kanë hezituar të përleshen. Ata nuk pajtohen me çmimin e naftës. Çmimi i naftës, karburanti më i përdorur në makinat franceze, është rritur me 23% në 12 muajt e fundit me një mesatare prej 1.51 euro për litër. Policia ka bërë të pamundurën që protestuesit të mos hyjnë tek godina zyrtare e Kryeministrit.

Autoritetet thanë se deri tani demostruesit nuk kanë arritur të hyjnë në zona të paautorizuara.
Protetsuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Presidentit Emmanuel Macron.
Rreth tremijë policë janë vendosur në qytet, ndërsa numri i protestuesve mendohet të jetë rreth 30 mijë.

polic.jpg

pol_1.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328