INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frika nga sulmet terroriste/ Kulla Eiffel blindohet nga mure xhami e kangjella metalike

Frika nga sulmet terroriste/ Kulla Eiffel blindohet nga mure xhami e kangjella metalike

Publikuar më: 14:37 16-06-2018

Frika nga sulmet terroriste që kanë tronditur vazhdimisht Francën kanë detyruar autoritetet të marrin masa edhe ndaj simbolit të kryeqytetit francez ‘Kullës Eiffel’.

Euronews shkruan se mure qelqi dhe shtylla metali do të rrethojnë Kullën si një mënyrë për ta mbrojtuar nga sulmet terroriste.

Muret e qelqit do të jenë 6.5 centimetra të holla dhe kangjellat prej metali do të zëvendësojnë përkohëshisht barrierat e vendosura përreth në qershor në 2016.

Masat e sigurisë citon Euronews janë pjesë e projektit që kushtoi 35 milionë euto, një mënyrë kjo për të siguruar turistët .

Kulla Eiffel plot 324 metra e gjatë tërheq më shumë se 7 milionë turistë në vit.

Pjesa më e madhe e ndryshimeve rreth Kullës do të mbarojnë përpara 'Ditës së Bastijës' e cila festohet në 14 korrik.

Gjatë kësaj dite rreth Kullës hidhet një numër shumë i madh fishekzjarresh.

Article Logic
Execution time: 0.0032260417938232