INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi terrorist në Stamboll, arrestohen dhe 17 persona

Sulmi terrorist në Stamboll, arrestohen dhe 17 persona

Publikuar më: 12:37 05-07-2016

Shkon në 30 numri i të arrestuarve në Turqi, pas sulmeve terroriste një javë më parë në aeroportin e Stambollit. Gjatë orëve të fundit janë arrestuar 17 persona, si të dyshuar për sulmin terrorist në aeroportin “Ataturk” në Stamboll ku humbën jetën 45 persona, përfshirë këtu edhe shtetas të huaj. Të arrestuarit janë në pritje të vendimit lidhur me akuzat për përfshirje në organizatë terroriste.
Sipas mediave vendase nga 30 të dyshuar pas ngjarjes së rëndë, 11 prej të cilëve janë të huaj. Sulmi në Turqi ka tronditur mbarë opinionin duke shkaktuar kështu edhe ndjesinë e frikës për të udhëtuar.
Nga sulmi në fjalë, përveç dhjetëra viktimave, mbetën të plagosur mbi 200 persona. Përgjegjësinë për sulmin e rëndë e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik ISIS.


Sulmi terrorist në Stamboll, arrestohen dhe 17 persona

Shkon në 30 numri i të aarrestuarve në Tirqi, pas sulmeve terroriste një javë më parë në aeroportin e Stambollit. Gjatë orëve të fundit janë arrestuar 17 persona, si të dyshuar për sulmin në aeroportin “Ataturk” në Stamboll ku humbën jetën 45 persona, përfshirë këtu edhe shtetas të huaj. Të arrestuarit janë në pritje të vendimit lidhur me akuzat për përfshirje në organizatë terroriste.

Sipas mediave vendase nga 30 të dyshuar pas ngjarjes së rëndë, 11 prej të cilëve janë të huaj. Sulmi në Turqi ka tronditur mbarë opinionin duke shkaktuar kështu edhe ndjesinë e frikës për të udhëtuar.

Nga sulmi në fjalë, përveç dhjetëra viktimave, mbetën të plagosur mbi 200 persona. Përgjegjësinë për sulmin e rëndë e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik ISIS.

Article Logic
Execution time: 0.0044980049133301