INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunonte barbarisht gjithë familjen, arrestohet 47 vjeçari në Dibër

Dhunonte barbarisht gjithë familjen, arrestohet 47 vjeçari në Dibër

Publikuar më: 10:40 05-07-2016

Dhuna në familje, një fenomen që po haset thuajse çdo ditë, pavarësisht rritjes së masës së ndëshkimit në Kodin Penal. Këtë të marte, Policia e Dibrës ka arrestuar një shtetas për dhunë fizike ndaj bashkëshortes, vajzës e djalit. Lirim Elezi, 47 vjeç, banues në Peshkopi u arrestua pasi në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të gjithë familjes.
Sipas uniformave blu, 47 vjeçari, ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj të gjithë familjes. Dhuna fizike ka qënë e tmerrshme, pasi si pasojë e saj fëmijët dhe bashkëshortja kanë pësuar dëmtime të shumta fizike, por fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë të dhunuarit janë: B.E, 47 vjeçe (bashkëshortja), shtetasja M.E, 21 vjeçe (vajza), shtetasi S.E, 18 vjeç, (djali).
Ndërkohë është Prokuroria e Dibrës e cila do të zbardhë më tej këtë ngjarje. 47 vjeçari akuzohet veprën penale të “Dhunës në familje”, e parashikuar nga neni 130/a, të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0033469200134277