INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy shpërthime dhe të shtëna armësh në aeroportin e Stambollit [FOTO / VIDEO]

Dy shpërthime dhe të shtëna armësh në aeroportin e Stambollit [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 21:57 28-06-2016

Turqia ka vuajtur disa sulme gjatë muajve të fundit të lidhura me militantët e grupit kurd apo të Isis, dhe i rradhës është ky i ndodhur në Aeroportin Ataturk në Stamboll. Dy shpërthime kanë goditur aeroportin kryesor të Stambollit, mbrëmjen e së martën, dhe sipas mediave lokale dy persona "kamikazë" kanë shpërthyer veten në mes të aeroportit duke lënë rreth 40 të plagosur e dyshohet se 10 persona kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi.

Krahas shpërthimit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, të cilat kanë ardhur nga një parking në drejtim të aeroportit. Nga pamjet dhe filmimet gjendja duket e rende dhe kaotike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037589073181152