INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E RËNDË NË DURRËS/ 40 punonjëse të një rrobaqepësie janë helmuar, përfundojnë në spital

E RËNDË NË DURRËS/ 40 punonjëse të një rrobaqepësie janë helmuar, përfundojnë në spital

Publikuar më: 15:31 24-11-2018

Rreth 40 punonjëse të një rrobaqepësie në Durrës janë helmuar. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe punonjëset janë dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Burimet për mediet bëjnë me dije se sipas të dhënave të para dhe rrëfimit të vetë grave, punonjëset janë ndier keq në vendin e punës, kanë pasur marrje mendsh dhe këputje.

Ndërkohë ato janë mbajtur në urgjencë ku u është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor. Sipas burimeve, thuhet se do të mbahet nën mbikëqyrje gjendja e tyre dhe për rastet më problematike do të shihet mundësia e dërgimit drejt Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0035572052001953